Është bërë publik projektligji i ri për pagat në sektorit publik.Bazuar në koeficientin 120 më poshtë i’u sjellim listën e plotë të pagave në sistemin shëndetësor.
Një mjek specialist, mjek specialist i mjeksisë familjare, Mjek specialist, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik, me koeficient 12 pritet ta kenë pagën mujore bruto 1440 euro.Një mjek në Specializim apo Ekspert i Fizikës Mjekësore pritet ta kenë pagën mujore 960 euro bazuar në koeficientin 8.
Një mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek Veterniar, Fizikan Mjekësor në Specializim, Inspektorë shëndetësor dhe farmaceutik pritet ta kenë pagën bruto mujore 888 euro.Ndërsa një psikolog klinik pagën mujore bruto do ta ketë 840 euro.
Paga e kryenfiermierit 1 pritet të jetë 768 euro ndërsa paga e kryenfiermierit 2 do të jetë 744 euro. Kryeinfermier 3 dhe Kryeinfermierë në Edukim të Vazhdueshem Profesional do të kenë një pagë mujore bruto 720 euro.
Një infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Teknik I Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik me Ligjin e ri të pagave pritet ta kenë pagën mujore 672 euro.Infermieri, Fizioterapeuti, Logopedi, Tekniku i Radiologjisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2, do të kenë një pagë bruto mujore 660 euro.
Infermier, Infermier në edukim të vazheshëm, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologjisë diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik Veterinar, Teknik farmacist 3, me koeficient 5.4 pritet të marrin pagë mujore bruto 648 euro.Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 4 me koeficient 5.3 do të kenë pagën mujore bruto 636 euro.
Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 5 llogaritur me koeficient 5.2 do të kenë pagë mujore bruto 624 euro.Infermier, Laborant, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacis 6 me koeficient 5.1 do të kenë pagë mujore 612 euro.
Ndërsa një ndihmësinfermier pritet të ketë pagën mujore 540 euro. /gazetablic