Ministrisë së Shëndetësisë do t’i kushtojë 15 mijë Euro mirëmbajtja e një veture e tipit BMW
Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar një kontratë për mirëmbajtjen dhe servisimin e një veture zyrtare të tipit BMW, shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata në vlerë 15 mijë euro është lidhur me operatorin ekonomik “Bastri Ademi B.I” nga komuna e Prishtinës.
Kontrata ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit më 4 prill ndërsa do të zgjas për 36 muaj. /Gazeta Shneta/