Në veçanti kjo është një metodë e zbuluar, shpikje e cila është përshtatur me larjen e foshnjave ashtu që bebet vërtetë gëzohen.
Kjo është një shpikje që Sonia Rochel e ka menduar vetë, e ka përshtatur imagjinatën dhe magjinë dhe ka sjellë metodën e re dhe mënyrën e larjes. Sonia Rochel është nënë e katër fëmijëve dhe infermiere e fëmijëve për më shumë se tridhjetë vjet.
Puna e saj është e lidhur me punën konkrete me bebe dhe foshnjat. Me ndihmën e përvojës, dashurisë dhe bujarisë të gjitha i ka përshtatur dhe adaptuar vetë. Kështu është zbuluar një mënyrë e re për larjen e foshnjeve.
Metoda është quajtur “Thalasso bain bebe” dhe është paraparë për bebe të moshës deri në dy muaj. Procedura e larjes sipas kësaj metode është zgjeruar. Në metodat tradicionale të larjes së foshnjave, larja mund të zgjasë 3-4 minuta, dhe këtu tek metoda “Thalasso bain bebe” larja zgjatë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.
Përderisa foshnjat vërtetë kënaqen.! Uji i bënë masazhin foshnjave dhe kështu ato imitojnë lëvizjet që kishin kur ishin në barkun e nënës. E gjithë kjo është e shoqëruar me një muzikë të duhur dhe relaksuese.
Dhe në fund të larjes nëntëdhjetë për qind të foshnjave dhe të bebeve të vogla lëshojnë klithmat e tyre si kur të gjenden në një përrallë të mrekullueshme. Kënaqësi e vërtet!