Cikli menstrual është koha kur gratë ndjehen jo rehat me lëkurën e tyre, e lëre më të mendojnë për marrëdhënie.
Marrëdhëniet gjatë ciklit menstrual jo vetëm që është i sigurtë por në të vërtetë ka edhe disa përfitime shëndetësore. Në fakt, cikli menstrual mund ta bëjë seksin edhe më të mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Lehtëson dhimbjet e barkut
Nëse ndjeheni se vezoret tuaja kanë dhimbje gjatë menstruacioneve, marrëdhëniet janë zgjidhje për këtë. Sipas ekspertëve, të kesh një orgazëm në të vërtetë mund të të ndihmojë të heqësh qafe dhimbjet e barkut.
Lubrifikimi nuk është problem
Nëse prireni të përjetoni thatësi vaginale, cikli menstrual thejshtë mund të jetë koha më e mirë për të bërë seks.
Do të keni periudha më të shkurta
Kur përjetoni orgazmë, muskujt tuaj kontraktohen dhe nxisin lëngjet më shpejt se zakonisht. Kjo jo vetëm që mund të lehtësojë ngërçet e ciklit por gjithashtu mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ciklit menstrual.
Lidhja juaj me partnerin forcohet
Nëse vendosni të keni marrëdhënie me dikë edhe gjatë periudhave tuaja kjo do të thotë që jeni shumë të lidhur me atë person. /GazetaShneta/