Blerton Sallaj është vetëm një nga shumë pacientët që për një skanim në Klinikën e Radiologjisë duhet të presë më shumë se tre muaj.
Kjo si shkak i listave të gjata të pritjes për rezonancë në këtë repart. Salla tregon situatën se si përballen pacientët dhe detyrohen të kërkojnë shërim në spitalet private, raporton KTV.
“Mu theksua një dhimbje në kraharor edhe në qafë dhe isha sot për vizitë tek klinika neurologjisë dhe pastaj doktori me përshkruaji me bë EMNG-në në radiologji, kur shkova te ai reparti që bëhet fotografimi me thanë se nuk ka termin deri me 16 qershor. Aktualisht jam pa diagnozë për shkak mungesës së rezonancës”, ka thënë Sallaj.
Ai pohon se është detyruar që të përdorë terapi për të kaluar dhimbjet, pasi thotë se nuk ka mjete financiare të shkojë për rezonancë në spitalet private.
Pse gjendja është e renduar në këtë klinike pranojnë edhe drejtuesit e saj.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në koha.net