Fëmijët binjakë me 20 minuta diferencë nga njëri-tjetri. Por i pari ka lindur në vitin 2017, kurse i dyti në vitin 2018.
Nëna Maria Ontiveros nga Kalifornia, datën e lindjes e kishte të caktuar më 27 janar të këtij viti, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por ajo u detyrua të shkojë në spital në natën e ndërrimit të moteve, për të lindur para kohe.
Ajo lindi fëmijët e saj binjakë, djalin Joaquin me peshë 2.5 kg dhe vajzën Aitana 2 kg.
Djali lindi në ora 23:58 më 31 dhjetor 2017, ndërsa vajza në ora 12:16 më 1 janar 2018.
Kjo i bie që binjakët do të kenë të përbashkët gjithçka, por nuk do të festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë apo edhe në të njëjtin vit. /Gazeta Shneta/