Lexoni më shumë për të kuptuar rikuperimin pas lindjes cezariane dhe zbuloni disa sekrete të vogla,por mjaft të rëndësishme.
Është data e lindjes tashmë shumë pranë? Nëse po atëherë ndoshta duhet të dini edhe disa sekrete të vogla rreth lindjes me operacion cezarian. Kjo në rast se do t’ju duhet të përjetoni një të tillë.
Rreth operacionit cezarian, disa sekrete të vogla por të rëndësishme!
Mund t’i ndodhë cdo gruaje. Pra komplikacionet mund të shfaqen në cdo moment, edhe nëse deri në momentin e fundit ishte organizuar cdo gjë që lindja të ndodhte në mënyrë natyrale.
Ekzistojnë dy lloje anestezish që mund të përdoren gjatë operacionit cezarian. Pra mund të jetë narkoza (anestezia e përgjithshme) ose spinalja (anestezia lokale që kryhet në zonën e shpinës).
Cfarë mund të ndieni gjatë operacionit cezarian?
Edhe pse gjatë operacionit do të jeni nën efektin e anestezisë ju do të ndieni manovrat që mjeku do të kryejë për të nxjerrë fëmijën jashtë. Të mos keqkuptohemi, nuk do të ndieni dhimbje por tërheqjet dhe shtyrjet e mjekut. Gjithashtu mund t’ju vijë për të vjelllë, mund të keni ftohtë apo edhe mund të keni dridhje. Kjo si pasojë e medikamenteve që përdoren gjatë operacionit.
Mund t’ju nevojitet të mbani një kateter. Sidomos gjatë ditës së parë pas operacionit duke qënë se do të keni të vështirë lëvizjen për të shkuar në tualet.
Po pas operacionit si procedohet me ecjen apo ngritjen në këmbë?
Me siguri pas operacionit mjekët mund t’ju kërkojnë në një moment të caktuar të ngriheni në këmbë dhe të përpiqeni të ecni në mënyrë që të parandalohet mpiksja e gjakut. Edhe pse nuk do të jenë tepër të pëlqyeshme duke qënë se cdo hap mund të jetë i dhimbshëm.
Veshjet tuaja intime mund të jenë vërtet të pakëndëshme. Nga ana estetike ato do të jenë vërtet ndoshta të shëmtuara duke qënë se duhet të jenë të gjata deri sipër kërthizës. Por rehatia tek zona e plageës duhet të jetë maksimale prandaj nuk duhet të shqetësoheni për pamjen e jashtme të veshjes.
Pas operacionit cezarian do t’ju duhet të mbani pas vetes një jastëk. Kjo duke qënë se të qeshurat, kollitja, teshtimat e madje edhe frymëmarrja e thellë mund të jenë të dhimbshme. Nëse do të shtrëngoni një jastëk simptomat do të jenë më pak shqetësuese.
Kujdes me medikamentet. Nëse mjeku ju ka përshkruar një medikament të caktuar duhet ta merrni gjithmonë në kohë në mënyrë që të japin efektin e duhur.
Defekimi pas lindjes me operacion mund të jetë i dhimbshëm. Duhet të tregoni durim dhe madje mund të flisni me mjekun në mënyrë që t’ju përshkruajë medikamente të cilat mund të lehtësojnë disi nxjerrjen e feces.
Kujdes me ngritjen e objekteve të rënda! Kjo mund të shkaktojë probleme tek zona e plagës dhe për këtë arsye këshillohet të mos ngrini gjëra që peshojnë më shumë se fëmija. Edhe në momentin që pas operacionit do të mbani fëmijën në krahë duhet të keni shumë kujdes.
Kujdes edhe me aktivitetin fizik. Është normale të dëshironi të ktheheni në formë pas lindjes por duhet t’i lini trupit edhe kohën e duhur për të rikuperuar.
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.
Dhe nuk do të jetë e lehtë! Pas operacionit rikuperimi do ë jetë më i gjatë dhe më i dhimshëm. Megjithatë nuk duhet ta konsideroni operacionin si një tragjedi. Kjo pasi në disa raste është vërtet shpëtim në lidhje me sigurinë që ofron për jetën e fëmijës dhe shëndetin e mirë të nënës./botaegruas