Kur jeni shtatzënë, ka të ngjarë që ju të shqetësoheni për dhjetra gjëra që mund të shkojnë keq. Një nga këto është një gjendje pak e njohur e quajtur ‘’kolestaza intrahepatike’’ e shtatzënisë.
Mund të jetë shumë e vështirë të vërehet sepse e vetmja simptomë e dukshme është kruajtja. Rezultati i kësaj gjendjeje është shkatërruese: një foshnje e vdekur brenda në bark.
Jenny Chambers është themeluesja e ICP Support, një grup me qëllim që ta bëjë këtë gjendje të njohur për një audiencë më të gjerë. Ajo vetë vuajti nga ICP në të tria shtatzënitë e saj dhe ajo ndan historinë e saj tragjike me të tjerët në mënyrë që ICP të mos marrë jetën e më shumë foshnjave.
ICP, i njohur edhe si cholestasis obstetrike, është gjendja më e zakonshme e mëlçisë për shtatzëninë. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo prek rreth 1% të grave, me kusht që jnë gratë kryesisht me origjinë aziatike. Shkaku i saktë i ICP ende nuk dihet, megjithëse shumë shkencëtarë paraqesin hipotezën se ndërveprimi mes hormoneve të shtatzënisë dhe mëlçisë është përgjigja, transmeton Gazeta Shneta.
Estrogjeni dhe progesteroni, të dy hormonet e lidhur me shtatzëninë, ndikojnë në funksionin e mëlçisë për transportimin e kimikateve të caktuara. Disa gra nuk janë në gjendje të merren me nivelet e këtyre hormoneve, duke shkaktuar që nivelet biliare të rriten në mëlçi.
Pa një rrjedhje adekuate biliare, presioni në mëlçi rritet, duke shkaktuar kështu derdhjen e saj në qarkullimin e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, supozohet të shkaktojë të gjitha simptomat e kësaj gjendje, ku foshnja lind e vdekur./Gazeta Shneta/