Makrosomia do të thotë “trup i madh” dhe përdoret për të përshkruar një të porsalindur që është shumë më i madh se mesatarja e normave të lindjes.
Historikisht, foshnjat me makrosomi peshojnë më shumë se 4 kg ose më shumë se 4,500 gram në lindje, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Foshnjat makrosomike kanë më shumë gjasa të kenë një lindje të vështirë. Por rreziku i komplikimeve është dukshëm më i madh kur një fëmijë lind me peshë më shumë se 4,500 gram.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), vlerësojnë se 7 për qind e foshnjave të lindura në 2018 peshonin të paktën 4 kg në lindje, dhe 1 për qind peshonte 4500 gram ose më shumë.
Gjithashtu, për shkak se foshnjat më të mëdha prodhojnë më shumë lëng amniotik, lëngu i tepërt amniotik (polihidramnios) mund të jetë një shenjë për dukurinë e makrosomisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Çfarë e shkakton makrosominë?
Disa gra janë thjesht të predispozuara gjenetikisht për të pasur foshnja më të mëdha, dhe pesha e lindjes gjithashtu priret të rritet me çdo shtatzëni të njëpasnjëshme.
Shumica e grave që kanë një fëmijë që peshon më shumë se 4500 gr nuk kanë faktorë rreziku, por makrosomia mund të jetë më e mundshme nëse:
– Ju keni nivele të larta të pamenaxhuara të sheqerit në gjak nga diabeti ose diabeti gestacional, jeni obeze, keni shtuar një peshë të tepërt gjatë shtatzënisë.
– Ju tashmë keni pasur një fëmijë të madh. Nëse keni lindur më parë një fëmijë makrosomik, keni pesë deri në dhjetë herë më shumë gjasa të keni një fëmijë tjetër të madh.
– Ju keni disa anomali gjenetike ose sindroma (të tilla si sindroma Sotos ose sindroma Beckwith-Wiedemann).
Gjithashtu, foshnjat meshkuj janë më shpesh makrosomikë se femrat. Dhe nënat që janë të bardha, indiane amerikane ose samoane kanë më shumë gjasa të kenë bebe makrosomike sesa gratë e etnive të tjera. /Gazeta Shneta/