Komplikimet në shtatzëni mund të rrjedhin si pasojë e kushteve shëndetësore që egzistojnë apo edhe nga ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë.
Për këtë arsyje, konsultohuni me mjekun tuaj për çdo shqetësim që ndërlidhet me rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Aborti spontan
Aborti spontan mund të ndodh në tremujorin e parë, përkatësisht në javën e 13-të të shtatzënisë.Anomalitë kromozomale mund të parandalojnë zhvillimin e duhur të vezës së fekonduar.
Diabeti gestacional
Diabeti i shtatzënisë është një formë e diabetit që diagnostifikohet gjatë shtatzënisë.Ashtu si diabeti i tipit II, edhe diabeti gestacional shkaktohet nga rezistenca ndaj insulinës.Për shumë gra, diabeti gestacional nuk shkakton ndonjë simptomë të dukshme.
Preeklampsia
Preeklampsia karakterizohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të proteinave në urinë.
Në raste serioze, simptomat mund të përfshijnë:
-Dhimbje koke,
-Nauze,
-Dhimbje barku,
-Marramendje,
-Shtim i papritur i peshës./GazetaShneta/