Një fotografi e një recete mjekësore është shpërndarë në rrjetet sociale.
Receta mban vulën e klinikës private ‘Orto Medica Kosova’ e cila gjendet në Prizren, shkruan Gazeta Shneta.
Receta është lëshuar në kundërshtim me ligjin, pasi është shkruar në gjuhën turke e cila nuk është zyrtare në Kosovë.
Sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë me numër 01/2010, recetat në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës lëshohen në gjuhë zyrtare të cilat janë gjuha shqipe dhe serbe.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta, madje duke kërkuar edhe dënimin dhe mbylljen e kësaj klinike. /Gazeta Shneta/