Pothuajse 2.5 miliardë njerëz në botë do të kenë një nivel të humbjes së dëgjimit deri në vitin 2050.
Ky fakt është raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shkruan VeryWellHealth, transmeton GazetaShneta.
Ata vlerësuan se të paktën 700 milionë njerëz do të kenë nevojë për kujdes të shtuar ndaj veshit dhe aparatit të dëgjimit.
Raporti zbërthen disa nga sfidat më të mëdha me të cila mund të përballeni.OBSh thotë se mungesa e informacioneve dhe qëndrimet stigmatizuese ndaj sëmundjeve të veshit dhe humbjes së dëgjimit zakonisht i pengojnë njerëzit që të shfaqin një kujdes të veçantë.
OBSh ka bërë të ditur se kujdesi ndaj veshëve dhe aparatit të dëgjimit nuk është integruar në sistemet shëndetësore në shumë vende.
Shkaqet e humbjes së dëgjimit
Te fëmijët, një nga shkaqet kryesore të humbjes së dëgjimit janë infeksionet e veshit.Ndërsa, tek të rriturit egzistojnë disa shkaqe, si:
-Muzika me zë të lartë: Dëgjimi i muzikës më zë të lartë mund të dëmtojë veshin e brendshëm, kështu duke çuar në humbje të dëgjimit.
-Kushtet shëndetësore: Diabeti dhe hipertensioni mund të jenë shkas i humbjes së dëgjimit.
-Historia familjare: Gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun e çështjeve të dëgjimit./GazetaShneta/