Fryerja e barkut problem që shfaqet mjaft shpesh, e cila mund të shfaqet si pasojë e PMS (demtimit te stomakut), teprices se aciditetit dhe tretjes jo të mirë te ushqimeve.
Për fat të mirë, ekzistojnë shumë mënyra për ta zbutur këtë pakënaqësi. Përcillni disa nga këshillat.
Zgjidhni ushqimin e pasur me kalium..Ky mineral ndihmon trupin tuaj që të balancojë lëngjet në trupin tuaj.
Në ushqimin e pasur me kalium përfshihen bananet, pjepri, spinaqi, domatja, perimet me lëvore të fortë.
Të gjitha këto kanë një ndikim të dobishëm dhe ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve tepricë.
Mos gelltitni ajrin Kini kujdes, që gjatë konsumimit të ushqimit, përtypjes së ushqimit apo teksa konsumoni lëngje të mos thithni shume ajrin, ngase edhe kjo mund të jetë pasojë e fryrjes së pakëndshme.
Zvogëloni karbohidratet
Buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit. Shmangni konsumin e tyre, sidomos para se të shkoni në gjumë, në mënyrë që të mos zgjoheni të fryrë./Kthjellu/