Presidentja e Fondacionit ‘Care For Kosova Kids’ Anke Gerris ka bërë të ditur se do të vazhdojë përkrahjen për QKUK-në.
Ky fondacion përkrah vazhdimisht fëmijëve e sëmurë nga kanceri në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.
Fondacioni siguron medikamente, përkatësisht citostatikë dhe materiale tjera për këtë repart.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, ka pritur në takim pune, znj. Anke Gerris, presidente e Fondacionit Care For Kosova Kids dhe znjsh. Edona Toplica, menaxhere e ndërlidhëse.
Në takim, znj. Gerris, njoftoi drejtorin Sejdiu në lidhje me projektet e deritanishme dhe ndihmesat që ka dhënë Fondacioni Care for Kosovo Kids për Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht repartin e Hemato-Onkologjisë.
Ajo shpjegoi se përqëndrimi kryesor ka qenë në mbështetjen me medikamente-citostatikë dhe nevoja të tjera që ka pasur ky repart.
Ajo shpjegoi se kanë në plan të investojnë në të ardhmen edhe në edukimin e stafit dhe projekte të tjera.
Drejtori Sejdiu, falenderoi zyrtarët e Fondacionit Care For Kosovo Kids për ndihmesat e deritanishme dhe premtoj bashkëpunim të vazhdueshëm.
Me respekt,