Prostaglandini është një kimikat i pranishme në pjesë të ndryshme të trupit tuaj, përfshirë edhe mitrën.
Funksioni kryesor i tij është në rregullimin e temperaturës së trupit dhe rregullimin e inflamacionit, por gjithashtu shkakton kontraktime në muskujt e mitrës gjatë ciklit menstrual shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Këto kontraktime të shkaktuara nga prostaglandini mund të çojnë drejt dhimbjeve të forta menstruale.
Nga dhimbjet e forta menstruale shpeshherë mund të shfaqen këto tre efekte anësore të cilat mund të ndikojnë në aftësinë e konceptimit te gratë, si:
-Sëmundja inflamatore e legenit: Zakonisht shkaktohet nga infeksionet e transmetuara seksualisht, por edhe nga infeksionet e ndryshme.
-Endometrioza: Është një gjendje e cila ndikon në pjellorinë e një gruaje.Endometrioza mund të diagnostifikohet lehtë përmes një procedure laparoskopike.Sidoqoftë, nëse keni ngërçe gjatë ciklit menstrual kjo nuk do të thotë se keni endometriozë dhe nuk mund të konceptoheni.
-Adenomyoza: Adenomyzoa mund të shkaktohet nga luhatjet e hormoneve në trupin tuaj, përfshirë progesteronin, hormonin stimulus të gjëndrave dhe estrogjenin./GazetaShneta/