Që një familje të funksionojë në mënyrën më të shëndoshë duhet që çifti bashkëshortor të funksionojë në harmoni me njëri-tjetrin.
Meqenëse gratë e kanë në natyrën e tyre përkujdesin ndaj familjes dhe shtëpisë, atyre u vie natyrshëm që të angazhohen në këto punë, transmeton GazetaShneta.
Por në anën tjetër edhe bashkëshortët duhet të bëjnë pjesën e tyre të kontributit. E nëse nuk dini nga t’ia nisni, “Mother.ly” ka renditur disa këshilla.
Këto janë disa nga gjërat që gruaja juaj dëshironë që ju t’i dini:
– Ajo ndihet e lodhur edhe nëse vetëm sa është ngritur nga shtrati
– Ka nevojë t’iu dëgjojë tek e komplimentoni për bukurinë e saj
– Është e fiksuar pas përmasave të bebit. Duhet ta dini që kjo ka rëndësi të madhe për të gjitha nënat
– Pësojnë çrregullime hormonale që ndikojnë humorin e tyre. Kuptoni gratë kur mund të sillen vrazhdë me ju, pas disa momentesh ato do te qetësohen
– Mos i thoni se shtatzënia e ka fryrë ose e ka bërë të duket më e madhe; këtë gjë ajo e di më së miri vetë
– Nëse doni t’ia përdhelni gjokset, këtë bëjeni me xhentilese dhe kërkojani paraprakisht. Sepse gjinjtë janë të ndjeshëm gjatë shtatzënisë dhe mund t’i shkaktoni lëndime
– Zona e saj vaginale është e ndjeshme
– Sigurojeni që do të jeni me të në ditën e lindjes
– Pas lindjes ju do të keni një shkëputje të marrëdhënieve seksuale. Duhet ta respektoni atë dhe të tregoheni i durueshëm. /GazetaShneta/