Nëse mendoni që seksi është vetëm kënaqësi, kemi edhe disa lajme për ju. Të bëni seks rregullisht është mirë për çdo pjesë të organizmit tuaj. Jo vetëm që ju ndihmon të flini mirë, të lehtësoni stresin dhe të digjni kalori ka edhe disa arsye të tjera pse duhet të bëni seks më shpesh.
Ndërton intimitet emocional
Seksi nuk ka të bëjë vetëm me intimitetin fizik. Ndihmon për të forcuar lidhjen emocionale midis dy partnerëve. Që çdo marrëdhënie të jetë e suksesshme, është e rëndësishme që personat e përfshirë të jenë emocionalisht në të njejtën faqe dhe të bërit seks është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar atë intimitet emocional.
Përmirëson shëndetin kardiovaskular
Një studim i kohëve të fundit thotë se burrat që bëjnë seks më shumë se dy herë në javë kanë një rrezik më të vogël për të bërë sulm në zemër se sa burrat që kishin seks më pak se një herë në muaj.
Rrit imunitetin
Dashuria e rregullt rrit nivelin e imunoglobinës A të antitrupave që forcon imunitetin, e cila nga ana tjetër e bën trupin tuaj më të fortë kundër sëmundjeve si ftohja e zakonshme dhe ethet.
Redukton stresin
Të stresuar nga puna apo problemet familjare? Mos lejoni që të ndikojnë në përformancën tuaj në dhomën e gjumit. Jo vetëm që seksi do të përmirësojë gjendjen shpirtërore, por një studim ka vërtetuar gjithashtu që njerëzit të cilët kënaqen me aktivitete të rregullta në dhomën e gjumit mund të trajtojnë më mirë stresin dhe janë njerëz më të lumtur.
Zbut dhimbjet
Nëse po përdorni një dhimbje koke si justifikim për të mos bërë dashuri, ndaloni ta bëni atë. Bëni seks, sepse kur jeni gati të keni një orgazmë niveli i hormonit oksitocinë rritet për pesë herë. Kjo endorfinë në të vërtetë ulë dhimbjet.
Promovon jetëgjatësinë
Kur njeriu ka një orgazmë, lëshohet një hormon i quajtur dehidroepiandrosteron. Kjo përmirëson imunitetin, riparon indet dhe mban lëkurën të shëndetshme. Burrat të cilët kanë të paktën dy orgazma në javë, jetojnë më gjatë se burrat që bëjnë seks vetëm një herë në disa javë./GazetaShneta/