Nëse keni probleme të fertilitetit, mjeku juaj do të ju referojë tek ndonjë specialistë për të parë nëse ka të bëjë kjo me uterusin apo tubat fallopiane.
Ka metoda të ndryshme që mund të shfrytëzohen në këto raste:
Një skanim 3D të mitrës që mund të indentifikojë një anomali.
Mund të përdoret një skanim me rezonancë magnetike, kjo konsiderohet të jetë mënyra më e mirë e skanimit të anomalive, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo po ashtu mund të kryhet edhe me rreze X, që quhet hysterosalpinography.
Po ashtu mund të këshillohet një operacion i vogël i quajtur laparoskopi. Kjo lejon mjekun tuaj të ketë një vështrim në mitër dhe tubat fallopiane.
Mjeku juaj do të kryejë një prerje të vogël në barkun tuaj. Ai pastaj do të kalojë në një tub me një aparat fotografik përmes prerjes për të shqyrtuar atë që po ndodhë brenda barkut./Gazeta Shneta/