Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm.
IKShPK-ja i ka ftuar qytetarët që të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet e tjera me ajër të ndotur.
“Sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Sipas IKShPK-së, mbrëmë indeksi i cilësisë së ajrit në Prishtinë ishte 177.