Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’i lini më të hipin fëmijët në veturë asnjëherë

2017-08-06 në ora 19:07

Studiuesit e Universitetit te Kembrixh kanë zbuluar se udhëtimet e shpeshta me makinë janë helmuese për fëmijën. David King, kimist dhe profesor në Universitet deklaron se ndotja që krijohet brenda makinës është shumë herë më e lartë se ndotja në mjedisin e jashtëm.

Vendosja e fëmijëve në sediljet e pasme të makinës nënkupton futjen e tyre brenda një kutie ku akumulohen gazrat e të gjitha automjeteve. Sipas tij prindërit duhet të mendohen dy herë para se të zgjedhin makinën si alternativën më të mirë të transportit të fëmijës edhe kur nuk është vërtet e nevojshme.

Testet e kimistit King janë mbështetur edhe nga Stephen Holgate, pneumolog dhe profesor në Universitetin Southampton, njëkohësisht edhe president i “Royal College of Physician”, sipas të cilit ndotja në makinë është rreth 9-12 herë më e lartë se ajo në mjedisin e jashtëm.

Është zbuluar se përdorimi i shpeshtë i makinës e ekspozon njeriun dhe veçanërisht fëmijën ndaj shkarkimeve të makinës, por edhe të atyre që ndodhen përreth të cilat arrijnë të hyjnë brenda automjetit ku ata ndodhen.

Si ndikon ndotja tek fëmija?

Sipas një studimi me origjinë spanjolle, ndotja e ajrit brenda makinës ndikon negativisht në aftësitë e fëmijës për t’u përqëndruar si edhe ul aftësitë e tij për të reaguar. Ndërsa sipas një studimi kalifornez, kjo formë ndotje e dëmton edhe gjenetikën e fëmijës.

Si duhet të veprojmë?

Përdorni sa më pak të jetë e mundur makinën, sidomos kur vjen puna tek fëmija, mushkëritë e të cilëve janë shumë të brishta. Si pasojë e maturimit jo të mirë (krahasuar me mushkëritë e të rriturve), tek fëmija mund të shfaqet astma si edhe probleme të tjera me frymëmarrjen.

Përpiquni të ecni sa më shumë të jetë e mundur, dhe nëse fëmija ka moshën e duhur mund ta bëni të përdorë edhe biçikletën, kështu do të shmangnit ndotjen e madhe brenda makinës duke kryer njëkohësisht edhe aktivitet fizik. Nëse mendoni se ndotja e mjedisit të jashtëm është më e madhe se ajo brenda makinës, gaboheni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *