Është e pamundur që nënat që ushqejnë fëmijën me gji të mos pyesin veten nëse qumështi i tyre është cilësor. Megjithatë duhet të kuptoni se edhe nëna më e kequshqyer është në gjendje të prodhojë qumështin e duhur për fëmijën e saj, atë që do të plotësojë më mirë se të gjithë ushqimet e tjera nevojat e vogëlushit.
Sërish nuk bindeni? Atëherë provoni të veproni kështu!
- Konsumoni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale. Nëse jeni vegane bëni kujdes, pasi vitamina B12 e cila ka origjinë shtazore do të mungojë dhe në këtë rast duhet të flisni me mjekun për të marrë suplemente.
- Kujdes edhe me sasinë e vitaminës D nëse nuk merrni mjaftueshëm diell.
- Tregohuni të kujdesshme në lidhje me yndyrnat që merrni. Më të mirat do të ishin ato që merren nëpërmjet peshkut, kështu fëmija juaj do të marrë sa më shumë omega-3. Nëse nuk konsumoni ushqime me omega-3 nuk do të keni qumështin më cilësor, por do të keni sërish një qumësht shumë të ushqyeshëm. Edhe omega-6 që merret nëpërmjet gjalpit, vezës, dhe vajit të lulediellit ka rëndësi për të rritur cilësinë e qumështit.
- Shikoni bebelinën e fëmijës. Ai duhet të defekohet të paktën 3 herë në ditë gjatë javëve të para.
- Mbani shënim peshën e bebes. Një bebe që ushqehet mirë me qumësht gjiri duhet të shkojë në peshën e lindjes gjatë 2 javëve të para. Megjithatë pesha ndonjëherë është tregues edhe i sasisë jo vetëm i cilësisë, prandaj duhet të këshilloheni me mjekun.
Mjeku mund t’ju ndihmojë gjithmonë në lidhje me gjidhënien, ndërsa nga ana jonë mendoni se ushqim më të mirë për fëmijën tuaj nuk ka, e ritheksojmë edhe nëse nuk keni mundësi të ushqeheni sipas grafikut të mësipërm!