Super-skandal i ‘Bahçecit’: Mjeku transferoi tek nëna embrionin e gabuar

2019-06-12 në ora 10:37

Një super skandal është zbuluar nga mediat turke në qendrën e frytnimit të asistuar mjekësor ‘Bahçeci’ në Stamboll: mjekët transferuan tek një nënë embrionin e gabuar. Pronari i rrjetit të spitaleve, Mustafa Baçeci, tentoi ta ndal skandalin duke paguar gjysmë milioni dollar një miku të tij. Por skandali u zbulua dhe ai përfundoi në gjykatë

Një çift që nuk kishin fëmijë shkuan në qendrën për frytnim të asistuar mjekësor (IVF), për të kërkuar ndihmën e mjekëve për t’u bërë prindër. Shumë shpejt ata u gëzuan se do të sjellin fëmijë në jetë pasi trajtimi kishte rezultuar i suksesshëm, shkruan ‘dailysabah’, përcjell Gazeta Shneta.

Por pasi nëna kishte lindur fëmijën, prindërit kishin vërejtur se grupi i gjakut nuk ishte i ngjashëm me të tyren dhe vendosën që t’i heqin dyshimet duke bërë testin e ADN-së. Analizat treguan se foshnja nuk iu përkiste atyre, gjë që ishte lajm shokues për ta.

Mustafa Bahçeci

Menaxhmenti i ‘Bahçecit’ u mundua t’i bind prindërit se rasti ishte vetëm një “komplikim” dhe nuk kishte asgjë të keqe por gruaja vetëm ishte përdorur pa vullnetin e saj për të bartur një shtatzëni surrogate.

Çifti e dorëzuan rastin tek autoritetet, ndërsa hetimet e Ministrisë së Shëndetësisë zbuluan më vonë se pronari i rrjetit të spitaleve Mustafa Baçeci ishte munduar ta mbulonte skandalin me ryshfet duke ia dhënë mikut të tij Kazim Gokçe 500 mijë dollarë.

Por Gokçe kishte dështuar të mbulonte skandalin dhe kishte kërkuar edhe 1.5 milion të tjera. Por pasi ryshfeti nuk dha rezultat, Bahçeci e raportoi në polici për mashtrim. Gokçe tani po përballet edhe me disa akuza të tjera, shkruan Gazeta Shneta. Ndërkaq hetimet dhe procesi gjyqësor do të vazhdojë, kanë njoftuar mediat turke.

Kujtojmë se ky spital u bastis nga Policia e Kosovës edhe në Prishtinë ku u arrestuan tre persona nën dyshimet për transplantim të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave. Embrionet dhe qelizat e ngrira të këtij spitali u dërguan në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ndërsa shërbimi i IVF-së u mbyll nga Inspektorati Shëndetësor. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *