Receta e supës bazë për ushqimin e bebeve
Së pari përgatisim lëngun e perimeve, baza e supës, sipas rekomandimeve të specialistes Giacinta dal Verme, e cila jep mesime per nënat e reja ne kuzhinë:
Përbërësit:
– 1 karrotë
– 1 patate
– 1 kungull i njomë
– 1 litër ujë.
Përgatitja:
Vendosini perimet në një tenxhere me anë të lartë dhe të mbuluar me 1 litër ujë. Pa kripë. Presim sa të jenë zierë butësisht për 50 minuta derisa uji që keni hedhur do të jetë i përgjysmuar.
E kullojmë atë nëpërmjet një site dhe e lëmë mënjanë dozën e duhur për vaktin që do të përgatisim me miell orizi ose drithëra të tjera. Pjesën e mbetur mund ta lëmë në frigorifer për 1 ditë./Gazeta Shneta