Mbase mund të pyesni se çfarë duhet ti jap bebit tim 5 muajsh si ushqim të parë pasi e shihni që nuk po ngopet vetëm me gji, pediatri rekomandon miell orizi, as mollë apo fruta të tjera që mamat shqiptare përgjithësisht i japin në fillim.
Kujdes, ushqimi i parë i bebeve është supa me miell orizi, ose miell orizi me qumësht siç e rekomandon pediatri.
Përbërësit:
150 ml supë perimesh, rreth 3 lugë miell orizi, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle djath parmezan.
Përgatitja:
Nxeheni supën, pastaj shtoni miell orizi dhe përziejeni mirë me një pirun për të hequr topthat. Shtoni vaj dhe djath, përziejeni në mënyrë të vazhdueshme dhe është gati… Ju urojmë fat!/Gazeta Shneta
Për më shumë lexoni edhe Recetën e Supës bazë për ushqimin e bebeve.