Spitalet në Londër, në veriperëndim të Anglisë janë nxjerrur jashtë linje.
Të paktën 16 spitale detyrohen të refuzojnë pacientët, pasi sistemet e tyre u nxorën jashtë linje.
Një sulm i madh kibernetik ka infektuar të besuarit e spitalit NHS në të gjithë vendin dhe ka nxjerrur në të gjitha sistemet digjitale jashtë linje, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas të përditshmes ‘The Independent‘, sulmi kërcënon spitalet se ata do të humbasin qasjen në të dhënat e pacientit dhe dosjet e tjera nëse ata nuk paguajnë para për hakerët.
Fotografitë e postuara në mediat sociale treguan ekranet e kompjuterëve NHS me imazhe që kërkonin pagesën prej $ 300 në valutën monetare elektronike ‘Bitcoin’, me mbishkrim: “Ooops, dosjet tuaja janë të koduara!”
Sipas burimeve britaneze, ky sulm kibernetik ka frikësuar të gjitha spitalet, duke i bërë ato të shpenzojnë para në sigurues kibernetik./Gazeta Shneta/