Infermierja Ariana Haradinaj, e cila është vajza e veprimtarit Nasim Haradinaj, është plagosur ditën e djeshme pas një sulmi me eksploziv në Suedi në qytetin Helsingborg.
Ariana e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe është duke u përgatitur për studime, mbeti e lënduar nga ky sulm.
Mediat kanë raportuar se pas trajtimit në spital, policia suedeze e ka strehuar Arianën në një vend të sigurt.
KosovaPress ka kontaktuar prindin e Arianës, Nasim Haradinaj i cili është është pyetur nëse sulmi ndërlidhet me veprimtarinë e tij politike.
Haradinaj nuk ka dashur të komentojë nëse ky akt lidhet me veprimtarinë e tij. Ai ka thënë se pret të hetohet rasti nga policia.