Suedia po kërkon doktorë nga vendet tjera

2017-12-13 në ora 08:12

Suedia ka më shumë doktor por më pak specialistë dhe infermierë për dallim me vitin 2009. Ka më shumë doktorë tani se në vitin 2009. Por Suedia sipas ekspertëve të saj ka nevojë edhe për më shumë.

Numri i doktorëve shkoj deri në 10% në raport me popullsinë e përgjithshme në vitet 2009-2014, sipas një raporti të Bordit Nacional të Shëndetit dhe Mirqenies. Në vitin 2014 ishin 417 doktorë për 100,000 njerëz, krahasuar me 379 të 5 viteve më parë.

Por sipas Bordit të shëndetësisë, atyre ju duhen edhe më shumë. “Nuk mund të themi nëse jemi mirë ose keq, por ne kemi nevojë për më shumë doktorë. Ka shkurtim të doktorëve në shëndetin publik. Edhe nëse shohim në vitin 2030, ne prap se prap do të kemi nevojë për doktorë nga vendet tjera,” tha analisti Magnus Göransson për agjensionin e lajmeve TT.

Totali i 27% të doktorëve që punojnë në Suedi tani, janë shkolluar në vende të tjera. Kjo përfshinë njerëz nga vendet tjera por edhe Suedezë që studiuan në vendet tjera si Danimarka, Polonia ose vendet tjera të EU-së.

Numri i infermiereve specialiste ka rënë pë 7% në të njejtën periudhë kohore. Qeveria ndau 300,000,000 kruna në Janar për të trajnuar më shumë specialistë, që të jetë sa më në favor të atyre infermiereve që do të punojnë aty. “Do të mund të ndryshonte. Por do të marrë 5 deri në 6 vite deri sa të vrehet ndryshimi,” përfundoj Göransson.

/Gazeta Shneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *