Një studim i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, tregon se shkaktari kryesor i vdekjeve të hershme janë pijet e gazuara.
Pijet pa sheqer mund të jenë gjithashtu aq vdekjeprurëse sa pijet e tjera të gazuara, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimit, ushqimet e përpunuara dhe të ngarkuara me përbërës artificial pavarësisht që kanë sheqer nuk janë kurrë të mira për trupin e njeriut.
Ekipi arriti në këto përfundime:
Individët që konsumonin dy ose më shumë gota pije të gazuara në ditë kishin një shansë 17 përqind më të lartë të vdekjes së parakohshme.
Pijet joalkoolike që kishin ëmëlsues artificial kishin një shansë prej 26 përqind më të lartë të vdekjeve të parakohshme
Shkenca vërteton një marrëdhënie midis pijeve me ëmëlsues artificial dhe vdekjes.
Njerëzit që konsumonin pije të gazuara zakonisht ishin në mbipeshë.
Kështu që, ekipi hulumtues doli në përfundim se zakonet e pirjes së pijeve të gazuara lidhen me vdekjet e parakohshme në botë. /GazetaShneta/