Foshnjat lindin me preferenca të caktuara sa i takon shijeve, por këto preferenca më pas plotësohen nga ato çfarë ato shijojnë gjatë jetës.
Studiuesit amerikanë bëjnë të ditur se ajo çfarë do të na pëlqejë të hamë është e përcaktuar që para se të lindim.
Preferencat në shije, si ato që do të na pëlqejnë edhe ato që nuk do të na pëlqejnë, përcaktohet nga lëndët ushqimore të cilat arrijnë deri te fetusi përmes gjakut të nënës.
Por, hulumtuesit thonë se këto preferenca për shije të përcaktuara para lindjes, më vonë plotësohen edhe shijet të cilat foshnja i provon fillimisht nga gjiri i nënës, dhe më vonë edhe nga ushqimet tjera.