A është shtatzënia mrekulli e re kundër plakjes? Një raport i ri nga Shkolla Mjekësore Hadassah në Jeruzalem po pretendon kështu. Shkencëtarët e përfshirë në studim thonë se ndarja e qarkullimit të gjakut me një fëmijë në rritje mund të ndihmojë mbajtjen e trupave të grave në formë.
Duke u fokusuar në një grup të minjve shtatzënë dhe jo shtatzënë, hulumtuesit mjekësorë gjetën disa rezultate të habitshme. Pas kryerjes së transplantit të mëlçisë, shkencëtarët vëzhguan edhe minjtë më të vjetër, të cilët u përgjigjën më mirë në kirurgji – me kusht që të ishin shtatzënë. Shtatzënia duket se inkurajon përtërirjen e qelizave dhe mbron indet rreth zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit zbuluan se fetusi, që zhvillohej brenda trupit të nënës, vepronte si një injeksion i serumit të rinisë në sistemin e nënës. Me qelizat më të reja, më të freskëta, gjaku i nënës ishte i njejtë me personat që qëndrojnë në ajër të pastër.
Studimi arriti në përfundimin se rezultatet pozitive të shtatzënisë (përveç fëmijës së mrekullueshëm, natyrisht) zbehen dy muajs pas lindjes./Gazeta Shneta/