Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young janë fituesit e Çmimit Nobel 2017, për mjekësi.
Ata kanë treguar se si funksionon ora tek trupat tanë, transmeton Klan Kosova.
Zbulimi i treshes është bërë tek mizat, megjithatë të gjeturat shpjegojnë se si “reagimi unazor i molekulave” e dallon orën tek të gjitha kafshët.
Jeffrey Hall dhe Michael Rosbash kanë izoluar një pjesë të AND-së të quajtur gjeni periodik, i cili ishte i përfshirë në ritmin kardiak.
Gjeni periodik përmban instruksione për të zhvilluar proteinën e quajtur PER. Përderisa nivelet e PER rriten, instruksionet gjenetike të tij ndalojnë.
Michael Young zbuloi një gjen të quajtur i përjetshmi (timeless) dhe një tjetër të quajtur dyfishi i kohës (doubletime). Këta të dy ndikojnë në stabilitetin e PER.
Në qoftë se PER është më stabile atëherë ora ecën me ngadalë, në qoftë se nuk ka stabilitet atëherë ora ecën shumë shpejt.
Stabiliteti i PER është arsyeja që disa prej nesh jemi shumë më punëtorë në mëngjes, e disa qëndrojmë tërë natën zgjuar.
Së bashku këta tre shkencëtarë kanë zbuluar punën e orës molekulare brenda qelizave të mizës. /klankosova.tv/