Është thuajse e pamundur që lindja të dalë pikërisht ashtu siç është planifikuar nga një grua shtatzënë, duke pasur parasysh komplikimet që mund të pësojë përgjatë periudhës së shtatzënisë, apo edhe përgjatë lindjes.
Për mbështetjen e këtij përfundimi, se shumë nëna nuk lindin pikërisht ashtu siç e kanë planifikuar, janë kryer disa anketime në shtetin e Australisë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas atij anketimi, 58% e grave që kishin kryer lindjen e tyre në spital kanë realizuar lindjen që kanë imagjinuar, përderisa 27% të tjera edhe pse kishin lindur në spital, ishin ndarë të pa kënaqura.
Arsyet e pakënaqësive kryesisht ishin lindjet me prerje cezariane për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës.
Përkundër pamundësisë për të zgjedhur llojin e lindjes, sipas Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Solidar Suisse’, që prej periudhës së pasluftës e deri më 2015-tën, shkalla e përgjithshme lindjeve me prerje cezariane ka shkuar prej 7.5 në 27.3 për qind.
Gjithashtu, nënave nga rajoni u është rekomanduar të mos futen në lindje me prerje cezariane sipas vetë dëshirës, së paku jo pa u konsultuar me mamitë./Gazeta Shneta/