Në momentin se jeni njoftuar se jeni shtatëzënë menjëherë ka një përmbytje të mendimeve dhe sugjerimeve të shumta, rreth emrit të foshnjës suaj.
‘’Nëse është një djalë, pse nuk e quani Brikston’’, apo gjëra të ngjashme edhe që kanë të bëjnë me vajzat.
Sipas shumë prindërve të BabyCenter, ato kanë renditur disa gjëra të rëdnësishme që ato bazohen teksa vendosin për një emër për beben e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Forca dhe maskunaliteti ishin kuptime popullore për emrat e djemve, dhe cilësitë e buta dhe feminine që duhet të ketë një emër i vajzës.
Por, këto praktika si duket çdo herë e më shumë janë duke u zëvendësuar duke mos pasur ndonjë dallim të theksuar, pasi që fëmijët nuk janë të prirur për të qenë të butë apo të fortë, por janë të barabartë.
Shumica prej prindërve treguan se emrat mundohen t’i vendosin sa më thjesht dhe të shkurtër.
Po ashtu, një përqindje e madhe e emrave tradicionalë janë më të përdorur se sa emrat më modern./Gazeta Shneta/