Të gjithë e dimë procedurën. Ju shkoni për të bërë bkerëb javore me qëllimet më të mira. Ju gjuetisni pazaret më të mira dhe ofertat speciale, por sipas studimit të fundit, duket se nuk po e menaxhoni mirë buxhetin.
E pra, një sondazh i ri i kryer nga ‘mySavvy Shopper’ mund të ketë vënë në dukje arsyen shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Këto nuk janë praktika të këqija – por ato mund të jenë shkaku i tejkalimit të blerjes tuaj.
Pse? Sepse nuk është gjithmonë gjëja që juve ju nevojitet artikulli në zbritje.
“Është mirë të shohësh se njerëzit janë mjaft të zgjuar për të përfituar nga ofertat speciale”, thotë David Myles, Drejtor Menaxhues i ‘mySavvy Shopper’.
“Por konsumatorët nuk duhet të blejnë produkte me ofertë speciale, vetëm për shkak se çmimi i tyre është shumë i reduktuar kur zakonisht nuk i blini ato.”
“Shumë njerëz gjithashtu bien në grackën e të menduarit se po bëjnë një kursim të madh duke blerë produkte duke mos qenë në dijeni për afatin e tyre skadues.”, këshillon ai.
Këto gjetje sigurisht nuk do të thonë që ju duhet t’i keni parasysh ofertat speciale – në fakt ‘mySavvy Shopper’ vlerëson se familjet mund të kursejnë 2.080 dollarë çdo vit duke bërë pazaret më të mira për produktet që u nevojiten – por është vetëm një kujtues i mirë që të jeni të kujdesshëm.
“Investoni në produkte me oferta të veçanta ku nuk mund t’i konsumoni më shpejt se sa keni nevojë, siç janë domate të konservuara, buka, ushqimet e ngrira, detergjentë dhe pastë dhëmbësh”, sugjeron Davidi.
“Mënyra më e mirë për të mbajtur buxhetin tuaj në kontroll është të blini vetëm atë që keni ndërmend të bleni gjithsesi – ose si një alternativë, kaloni në një markë që është e veçantë në atë javë, e cila është e këmbyeshme me markën tuaj të zakonshme”.
Për të qenë më i zgjuar (dhe më selektiv) kur bëhet fjalë për ofertat speciale të produkteve që blini, kjo gjë lehtësohet edhe nga tri praktika të tjera:
- Planifikimi i ushqimit (54 përqind e blerësve të anketuar nuk e bëjnë këtë)
- Vendosja e një buxheti të qartë (49 përqind e blerësve të anketuar nuk e bëjnë këtë)
- Duke shkruar një listë të blerjeve të asaj që ju nevojitet (28 përqind e blerësve të anketuar nuk e bëjnë këtë)/Gazeta Shneta/