Studimi i fundit tregon se gratë në fazat fillestare të kancerit të gjirit nuk kanë nevojë për kimioterapi.
Shumë gra me formën e zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos e bëjnë kimioterapinë në fazat e hershme të tumorit. Kështu janë duke raportuar doktorët nga një studim historik që përdor testimin gjenetik për të vlersuar rrezikun te secili pacient.
Studimi është më i madhi i bërë ndonjëherë për trajtim të këtij kanceri, ku kanë marrë pjesë deri në 70,000 paciente brenda një viti në Shtetet e Bashkuara dhe shumë tjerë në vende tjera, përcjell GazetaShneta.
“Shumicës së grave në këtë situatë nuk i duhet ndonjë trajtim tjetër përpos operacionit dhe terapisë me hormone”, ka thënë udhëheqësi i këtij studimi, dr. Joseph Sparano nga qendra e mjekësisë në New Zork.
Çfarë ka zbuluar studimi?
Rreth 17% e grave kanë pasur nivele të larta të kancerit dhe janë këshilluar që të kenë kimioterapi. 16% me rezultate me risk të ulët tani e dinë se mund të shmangin kimioterapinë, bazuar në rezultatet e mëparshme të këtij studimi.
Rezultatet e reja janë në 67% të grave në rrezik mesatar. Të gjithë kishin operacionin dhe terapi hormonale dhe gjysma gjithashtu morën kimioterapinë.
Pas nëntë vjetësh, 94% e të dy grupeve ishin ende gjallë dhe rreth 84% ishin të gjallë pa shenja të kancerit, kështu duke shtuar kimioterapia nuk bënte dallim./GazetaShneta