Një studim në Universitetin Loughbourough të Anglisë ka vërejtur se femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt, sepse ato performojnë funksione më komplekse të trurit se meshkujt.
Studimi zbulon se gratë janë më të mira në kryejen e shumë punëve njëherësh, gjë që bën që të përdorin më shumë pjesë të trurit në të njejtën kohë, përcjell Gazeta Shneta.
Mesatarisht, studimi ka zbuluar se gratë kanë nevojë për 20 minuta më shumë gjumë se meshkujt. Mund të mos duket shumë, por mesatarja e gjumit është 6-7 orë në ditë, e ky 20-minutësh është 4.76 deri 5.5% më shumë gjumë i nevojshëm për gratë sesa meshkujt.
Nga studimet e mëparshme është parë se, derisa meshkujt kanë lidhje më të mira përbrenda secilës hemisferë të trurit, femrat kanë më shumë lidhje mes hemisferave të ndryshme, që do të thotë se mund ta përdorin gjithë trurin në të njëjtën kohë. E kjo i bën më të mira në kryerjen e shumë punënve njëherësh, derisa meshkujt fokusohen vetëm në kryerjen e një obligimi.
Sipas Dr. Apostolos Gergopoulos, Drejtori i Qendrës për Shkencën e Trurit: “Truri i femrës është padyshim ndryshe nga ai i mashkullit.. Ne kemi zbuluar se femrat, në detyra të ndryshme procesojnë informatat pesë herë më shpejtë se meshkujt dhe përdorin më pak trurin për performanca të njejta.”/GazetaShneta