Studimi: Burrat e sotëm stresojnë bashkëshortet e tyre dy herë më shumë

2018-08-07 në ora 17:37

Sipas një Sondazhi të Today, burrat e sotëm i stresojnë bashkëshortet e tyre dy herë më shumë se fëmijët .

Në sondazh janë pyetur mbi 7000 nëna, të cilat e vlerësojnë stresin e tyre me notë prej 8.5 deri në 10. 46% e tyre shprehen se burrat e tyre u shkaktojnë më shumë stres se fëmijët e tyre.

Sipas studimit:
Nënat stresohen më tepër se nuk kanë kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të bërë atë që duhet të bëjnë.

3 në 4 nëna me partnerë pohojnë se ato bëjnë më shumë punë prindërimi sesa punë shtëpie.

1 në 5 nëna thonë se stresi më i madh është ngaqë nuk kanë ndihmë nga bashkëshortët e tyre.

Ndërkohë sipas një studimi tjetër të Universitetit të Padovas, shëndeti i partnerëve kur humbasin njëri tjetrin shkon në drejtime të kundërta. Kështu, kur vdes gruaja, shëndeti i burrit të ve keqësohet më tepër.

Ndërsa kur vdes burri, gruaja gëzon shëndet më të mirë. Madje e ka më të lehtë të përballojë stresin dhe depresionin. Kjo ndodh ngaqë burrat lidhen ose varësohen më tepër nga gratë sesa e kundërta./Kidstime/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *