Në fakt, shkencëtarët thonë se intensiteti fizik i mbajtjes së një fëmije është i njejti me drejtimin e një maratone 40 javëshe.
Një nga efektet e shumta anësore të shtatzanisë është ndjenja e lodhjes dhe nuk është çudi. Gratë digjin aq energji sa konkurrentët në maratonë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studiuesve në Universitetin Duke, gratë shtatzëna duhet të vendosen në të njejtën kategori si atletët që sapo kanë konkuruar për maratonë.
Ekspertët regjistruan normat e metabolizmit në pushim të sportistëve më të mirë që garojnë në Francë, një garë 3.000 milje.
Shtatzania, natyrisht, është shumë e gjatë në krahasim me ngjarje të tjera sportive, por studiuesit gjetën që nënat djegin kalori sa të vraposh maratonën.
“Shtatzania është aktiviteti më i shtrenjtë që trupi i njeriut mund të mbajë për nëntë muaj” tha profesori i Universitetit të Dukës, Herman Pontzer, i cili drejtoi studimin për The Post.
Por, studiuesit tregojnë se nënat e dijnë se sa e vështirë është shtatzania megjithatë ato e dojnë këtë proces. /GazetaShneta/