WiFi ka një efekt të dëmshëm në spermën e burrave, ka zbuluar një studim i ri.
Sipas një studimi japonez, prova të mëtejshme kanë treguar që valët elektromagnetike (EM) nga paisjet WiFi po kontribuojnë në uljen e niveleve të fertilitetit në venet e zhvilluara, transmeton Gazeta Shneta.
Mostrat e spermës u morën dhe u ndanë në tre grupe, një ku mostrat nuk ishin të ekspozuara ndaj valëve elektromagnetike nga ruteri WiFi, një grup që mbroheshin nga një mburojë e vogël WiFi dhe grupi i fundit që ishin të ekspozuar ndaj valëve.
Pas 60 minutash, shkalla e lëvizshmërisë së spermës në të tre grupet mbeti e ngjashme.
Sidoqoftë, pas dy orësh duke u ekspozuar ndaj valëve elektromagnetike, shkalla e lëvizshmërisë së grupit të mburojave ishte 44.9% dhe grupi i ekspozuar u ul me vetëm 26.4% krahasuar me 53.3% nga grupi që nuk u ekspozua ndaj valëve./GazetaShneta/