Simptomat tretëse mund të jenë më të zakonshme në virusin corona sesa mendohej më parë.
Studiuesit zbuluan se simptoma të tilla si diarre dhe humbja e oreksit ishin “ankesa kryesore” në gati gjysmën e më shumë se 200 rasteve të konfirmuara të COVID-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Hulumtimi sugjeron që gjatë pandemisë koronavirus, klinikët mund të kenë nevojë të shohin përtej simptomave kryesore te COVID-19 të identifikuara nga zyrtarët shëndetësorë amerikanë: ethe, kollë dhe gulçim .
Kjo për shkak se shumë pacientë të infektuar me koronavirus, sipas studimit, fillimisht mund të paraqiten në spital me diarre, anoreksi dhe të vjella – jo domosdoshmërisht me simptoma të frymëmarrjes.
Hulumtimi, i botuar në American Journal of Gastroenterology, shqyrtoi 204 raste të konfirmuara me koronavirusit. Një numër i vogël i atyre pacientëve kishin probleme me tretjen, por pa simptoma të frymëmarrjes.
Ndërsa studiuesit paralajmëruan se do të duheshin studime më të mëdha për të konfirmuar gjetjet e tyre, ata paralajmëruan se “nëse mjekët klinikë monitorojnë vetëm simptomat e frymëmarrjes për të vendosur përkufizime të rasteve për COVID-19, ata mund të humbasin rastet që fillimisht paraqiten me simptoma jashtë pulmonare.”, deklaruan studiuesit./GazetaShneta/