Një studim i publikuar të hënën tregon që stresi prenatal në gratë shtatzëna mund të ndikojë në gjininë e foshnjës dhe shoqërohet me disa forma të komplikimeve të lindjes.
Studiuesit në Universitetin Columbia dhe në NewYork zbuluan se nënat e stresuara knë më pak të ngjarë të lindin një fëmijë mashkull, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet, të cilat u botuan në revistën zyrtare të PNAS-it, u bazuan në të dhënat e mbledhura nga 187 gra shtatzëna të ndara në tre grupe: gra të shëndetshme, gra të stresuara psikologjikisht që u gjetën të kenë depresion dhe ankth dhe gra të stresuara fizikisht që zbuluan se kanë presion më të lartë të gjakut dhe konsumojnë më shumë ushqime kalorike.
Nënat e stresuara fizikisht gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kishin lindje të parakohshme dhe ulje të ritmit të zemrës së fetusit dhe lëvizjes, që studiuesit tregojnë se mund të ndikojnë në zhvillimin e sistemit nervor qendror.
Gjinekologët zakonisht pranojnë se stresi para lindjes ka një ndikim në shtatzaninë e një nënem por “mekanizmi i saktë” se si stresi ndikon në rezultatet e lindjes së grave shtatzëna është i paqartë. Gjithashtu arsyeja për fetusët meshkuj që nuk mbijetojnë nën kohën e stresit të nënës janë të paqarta dhe kërkojnë hulumtime të mëtejshme./GazetaShneta/