Gratë e stresuara ka më shumë të ngjarë të kenë vajza sesa djem, tregon një studim.
Një studim i ri ka zbuluar se nënat që janë të tronditura ose të depresionuara kanë më shumë rrezik të pësojnë një abort në rast se janë shtatzënë me një djalë, shkruan The Telegraph
Shkencëtarët në Universitetin Columbia në New York thanë që në shumë raste, gratë ende nuk do ta kuptojnë se janë shtatzënë kur shtatzania dështon për shkak të stresit, transmeton Gazeta Shneta. Ekipi analizoi rezultatet e lindjes në një grup prej 187 gra shtatzëna me 27 tregues të stresit psikosocial, fizik dhe stilit të jetës.
Ata vunë re që raporti djalë-vajzë tek gratë ishin të stresuara fizikisht ishte 4:9 dhe 2:3 tek gratë që ishin të stresuara psikologjikisht.
Studiuesit besojnë se fenomeni mund të shpjegohet me faktin se fetuset mashkullorë marrin më shumë kohë për të përfunduar fazat e tyre të hershme të zhvillimit, duke i lënë ata më të prekshëm ndaj kushteve nën optimale në barkun e nënës./GazetaShneta/