Zhvillimi i gjuhës fillon në barkun e nënës, gjatë 10 javëve të fundit të shtatzanisë, sugjeron një studim i ri.
Sipas studiuesve nëna së pari ndikon në trurin e fëmijëe dhe tingujt e zanorës në fjalët e saj janë njësitë më të zëshme dhe fetusi mëson fjalë nga ato, transmeton Gazeta Shneta.
Vetëm disa orë pas lindjes, foshnjat mund të tregojnë ndryshimin midis gjuhës amtare të nënës së tyre dhe një gjuhe të huaj, zbuluan autorët e studimit.
Ata thanë se kjo tregon që foshnjat janë në gjendje të dëgjojnë bisedat e nënave të tyre në kohën kur mbushin 30 javë të moshës gestacionale, shumë më herët sesa mendohej më parë.
Ky është studimi i parë që tregon se fetusët mësojnë para kohe për tingujt e veçantë të fjalëve të guhës së nënës. /GazetaShneta/