Ndërsa ekzistojnë prova të konsiderueshme që parashkollorët mund të mësojnë marrëdhënie abstrakte, mbetet një pyetje e hapur nëse foshnjat munden gjithashtu.
Në një studim të ri, studiuesit zbuluan se foshnjat janë të afta të mësojnë marrëdhëniet abstrakte të njejta, transmeton Gazeta Shneta.
Për të gjurmuar origjinën e të menduarit për marrëdhëniet tek foshnjat, studiuesit testuan nëse foshnjat 7 muajshe mund të kuptonin marrëdhëniet më të thjeshta dhe më themelore abstrakte.
Sipas studiuesve, foshnjat fillojnë të mendojnë para se të flasin. Për më tepër, foshnjat shfaqin të njejtat modele të të mësuarit si fëmijët dhe të rriturit. /GazetaShneta/