Një grua përveçse nënë mund të kenë shumë role të tjera në jetë. Nënë dhe studente janë vetëm dy nga rolet kryesore të përditshmërisë për Katie Lewis. Asaj i duhet t’i kushtojë vëmendje çdo roli e detyre që ka, por ndonjëherë kjo gjë është thjesht e pamundur. Për fat të mirë, një profesoreshë me zemër të mirë e ndihmoi të dilte nga një vështirësi e kohëve të fundit.
“Ka mësues që do të tundin kokën me ironi nëse do të shikonin që vjen në shkollë me fëmijën, por ka edhe mësuese si Dr. George që mban në krahë fëmijën tënd të sëmurë, të cilin krejt papritur nuk e ke çuar në çerdhe sepse nuk u ndje mirë, në mënyrë që ti të shkruash në provim”,- shkruan Natalie Norman, një tjetër studente në klasë, në Facebook.
Lewis punon shumë. Mamaja beqare 22-vjeçare është në vitin e 4-t në shkollë dhe së shpejti do të diplomohet.
Ndryshe nga disa profesorë, Dr. George përpiqet maksimalisht për t’u siguruar që nxënësit e saj të kenë sukses. “Ajo gjithmonë na ka thënë që të mos humbasim një provim dhe të kërkojmë ndihmën e saj në vështirësi”.
Por një pasdite kur Lewis kishte për të bërë një provim, dadoja e saj ishte e padisponueshme, nëna e saj ishte duke punuar dhe babai ishte jashtë qytetit. Ajo ndihej pa asnjë zgjidhje.
Kështu ajo e pyeti mësuesen nëse mund të merrte të bijën me vete. Mësuesja jo vetëm që e lejoi, por u ofrua ta mbante ajo në krahë përgjatë gjithë orës së provimit.
Kjo është ajo lloj mbështetje për të cilën prindërit kanë nevojë në jetën e tyre. Jo shumë kohë më parë, historia e një tjetër profesori u bë virale për të bërë të njëjtin akt mirësie për një student në klasën e tij.