Gjatë gati katër dekadave të martesës, Akosua Budu Amoako dhe burri i saj u përpiqeshin të kishin një fëmijë, por pa sukses.
Budu tha se ajo dhe burri i saj 59-vjeçar, të cilët jetojnë në Schenectady, kishin provuar për vite të mbeteshin shtatzënë natyrshëm pasi u martuan 38 vjet më parë, por ata përfundimisht u dorëzuan.
Por, pastaj vitin e kaluar, pasi mësuan se një grua 60-vjeçare lindi trenjakë pas trajtimeve të fertilitet, çifti vendosi të provojë edhe një herë që të ketë një fëmijë.
Por muajin e kaluar, në moshën 59-vjeçare, Budu lindi fëmijën e saj të parë pas trajtimeve të fertilitetit, transmeton Gazeta Shneta.
Djali kishte lindur shëndosh e mirë, me peshë prej 3.5 kilogramë.
“Ata janë duke u rikuperuar mjaft mirë”, i tha Dr. Khushru Irani Associated Press-it, i cili ndihmoj në lindjen e bebes./Gazeta Shneta/