Që nga koha kur vogëlushi juaj të arrijë në këtë jetë, që të dy do të shijoni lidhjen dhe forcimin e organizmit përmes gjidhënjes. Padyshim, gjidhënja është më e mira për ju të dy.
Por, shumë shpejt do të vijnë kohërat kur do t’iu duhet të filloni edhe ushqyerjen me anë të shisheve për shumë arsye të ndryshme, si sasia jo e mjaftueshme e qumështit, sëmundjet, apo edhe përfundimi i maternitetit.
Ushqyerja me anë të shishes është e rehatshme për disa arsye, më kryesorja prej tyre është që këtë ushqyerje mund ta kryej cilido anëtar i familjes apo mike, dhe nuk është gjithë përgjegjësia mbi nënën.
Megjithatë, është edhe një fakt jo aq i rehatshëm rreth ushqyerjes me shishe, dhe ai është, pastrimi dhe sterilizimi i saj.
I vogëli juaj është tejet i hapur për sëmundje dhe infeksione, pasiqë sistemin imunitar tek ai ende nuk është zhvilluar. Pra, është esenciale të siguroheni që paisjet e ushqimit janë të pastra nga mikrobet.
Gazeta Shneta iu sjellë disa mënyra dhe triqe për sterilizimin e shisheve të bebeve, dhe të parandaloni rreziqet e paraqitjes së infeksioneve.
Përse është i nevojshëm sterilizimi?
Mikroorganizma të shumtë si viruset, bakteriet, dhe myqet mund të vendosen në shishe.
Ato përzihen në qumështin e bebes, dhe futen në organizëm gjatë pirjes, duke përfunduar me të vjellura, jashtëqitje, dhe irritim. Prandaj, është e rëndësishme të sterelizoni shishen përsosshmërisht para përdorimit.
Nuk duhet të stërilizoni atë pas çdo ushqyerje, përderisa jeni duke i larë me ujë të ngrohtë dhe duke i vendosur në një mbajtës steril. Është e këshillueshme ta sterilizoni shishen herë pas here.
Nëse bebja është prekur nga gripi apo ndonjë ftohje, duhet ta sterilizoni më shpesh shishen.
Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të kompletuar sterilizimin e shishes së bebes tuaj.
- Duhet të përdorni ujë të filtruar, për të shmangur kontaminimin, të cilin fillimisht duhet ta vloni përpara pastrimit.
- Përpara sterilizimit duhet ta pastroni shishen dhe thithkën, me ujë të ngrohtë. Mund të përdorni edhe ndonjë brushë të posaçme.
- Është e preferueshme që të përdorni shishe të qelqit për të mos i humbur kualitetin qumështit, dhe për ta pasur më të sterelizuar shishen.
- Pasi t’i lani pjesët e shishes një nga një, lërini të thahën ndaras, në një vend ku nuk ka pluhur, dhe janë të mbuluara me ndonjë kapak apo leckë të pastër.
- Pas tharjes, mund t’i vendosni në aparatin për sterelizim.
- Krejt në fund, asnjëherë mos e hapni sterelizuesin nëse nuk do ta përdorni shishen në atë kohë.
- Përpara se t’i merrni shishet dhe t’i bëni gati për ushqyerje, pastroni duart tuaja fillimisht.
Dhe, në rast se nuk keni aparat sterelizimi, mund të përdorni metodën e sterelizmit me vluarjen e shisheve në një enë të thellë, për rreth 40 minuta. /Gazeta Shneta/