Statistika shqetësuese në Kosovë, rritet numri i vdekjeve – bie numri i lindjeve

2017-07-16 në ora 09:07

Në vitin 2016 numri i popullsisë në Kosovë ka pësuar rënie drastike krahasuar me një vit me herët, madje edhe në krahasim më të dhënat e rajonin.

Trendi global, një ose dy fëmijë për një çift e ka përfshirë edhe Kosovën viteve të fundit. Kosovarët nuk po lindin shumë fëmijë më. Për çdo vit statistikat flasin për rënie drastike të lindjeve.

Në vitin 2016 numri i banorëve në Kosovë pësoi tkurrje, nëse në vitin 2015 në Kosovë u regjistruan 1804944 banorë, vitin e kaluar numri ra në 1772107 banorë, shkruan lajmi.net.

Agjencia e Statistikave e ka publikuar “Vjetarin e statistikave për vitin 2016” dhe sipas këtij raporti, në vitin 2009 Kosova ka pasur 2180686 banorë, në 2010, 2208107  banorë, në vitin 2011, ka pasur 1794180 banorë, 2012 – 1798645 banorë, 2013 – 1815605 banorë, 2014 – 1820631 banorë.

Kjo tkurrje po vjen si shkak i rënies së lindjeve nga viti në vit, por edhe i rritjes së vdekjeve ndër vite.

Sipas statistikave të prezantuar në këtë raport, në vitin 2016 kanë lindur 23 mijë e 446 persona, në vitin 2015, 24 mijë e 594 persona, në vitin 2014, kanë lindur 25 mijë e 959 persona, në vitin 2013, 29 mijë e 327 persona, ndërsa në vitin 2010 kanë lindur 33 mije e 751 persona.

Ndërkohë, në vitin 2016 kanë vdekur 8 mijë e 495 persona, në vitin 2015 kanë vdekur 8 mijë e 202 persona, në vitin 2014 kanë vdekur 7 mijë e 634 persona, ndërsa në vitin 2002 numri i vdekjeve ka qenë 5 mijë  e 654 persona.

Numri i Popullsisë nuk ka lëvizur shumë në vendet e Ballkanit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *