Një shtatzënë sot ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pacientja u nisë për Spitalin e Pejës për të kryer procesin e lindjes, por mjekët gjinekologë nxorrën foshnjën pa shenja jete.
Gjatë këtij procesi, pacientja pati rupturë apo çarje të mitrës dhe shumë gjakderdhje, të cilën nuk arritën ta ndalnin para nisjes për në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Pejës, përmes një sqarimi për media.
“Të shtunën më 9.02.2019, rreth orës 13:45 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është pranuar një grua shtatëzën e gatshme për të kryer lindjen. Rreth dy orë më vonë lindja është kryer, por fatkeqësisht foshnja ka lindur pa shenja jete.
Sipas mjekëve specialist nënës i është dhënë një infuzion me glukozë për t’i dhënë energji gjatë lindjes, por komplikimet kanë ndodhur gjatë procesit të lindjes e dyshimet e para janë se ka pasur rupturë, ose çarje të mitrës. Ekipa mjekësore ka vepruar dhe pacientës i është hequr mitra, por gjakderdhja nuk është ndalur si pasoj e humbjes së faktorëve të koagulimit të gjakut.
Të gjithë mjekët kujdestar, gjinekologë, kirurgë, anesteziolog, kanë punuar 4-5 orë por nuk kanë mundur të ndalin gjakderdhjen.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë vlerësimet e para të situates dhe është konstatuar se çasja e personelit mjekësor ka qenë profesionale, janë zbatuar plotësisht procedurat dhe protokolet dhe nuk kanë munguar materialet e nevojshme për trajtim.
Obduksionet e më vonëshme të Institucionet kompente do të japin pergjigjen e plot lidhur me rastin.
Personeli i Spitali i Përgjithshëm në Pejë bashkëndjen dhimbjen me familjarët e nënës dhe foshnjës dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta.”