Sportistët në Uells kanë më shumë gjasa të pinë alkool mbi nivelin e lejuar në krahasim me ata që nuk bëjnë asnjë sport, janë të gjeturat e një sondazhi.
Anketa Kombëtare për Uells gjeti të dhëna rreth 58% të njerëzve që ushtrojnë tri herë ose më shumë në javë përdorin alkool brenda normave te lejuara.
Kjo përqindje qëndron në krahasim me 77% të njerëzve që nuk bëjnë asnjëherë ushtrime.
Britt Hallingberg, studiuese e Universitetit të Cardiff-it, tha se kjo mund të jetë një shifër e ulët në aspektin social të sportit.
“Marrëdhëniet midis aktiviteteve sportive dhe alkoolit ndërmjet të rriturve janë të tilla për arsye që janë të ndryshme nga të rinjtë, për shkak të personalitetit dhe ndjesisë që kërkojnë”, tha ajo për programin e Good Morning Ëales të BBC, raporton Gazeta Shneta.
“Ndoshta të rinjtë që marrin pjesë në sport janë të njëjtit njerëz që thjesht vazhdojnë të pijnë alkool.” u shpreh ajo.
Dr.Hallingberg, i cili është i specializuar në shqyrtimin e marrëdhënieve midis sportit dhe alkoolit, shtoi se: “Sporti ndihmon në krijimin e rrjeteve shoqërore, kështu që të rinjtë që shoqërohen me sport, dhe pastaj ndodh që të dalin nga këto aktivitete dhe angazhohen menjëherë në përdorimin e alkoolit”.
Dr.Carëyn Jones profesor i Universitetit Metropolitan të Cardiff-it, tha se nuk ndihmoi pothuajse aspak që sukseset sportive të festoheshin shpesh me një sesion të pijshëm.
“Është një formë e kapitalit social në sport që të jetë në gjendje të kontrollosh veten në pije, tha ai.
Edhe pse atletët e elitës janë më të përshtatshëm, është ende një problem në sportin në përgjithësi. Ne kemi parë probleme me Ëayne Rooney, ose të gjithë njerëzit me ngjyrë kur atyre ju lejohet të dalin,dehen.
“Sporti mund të bëjë pjesën e vet duke ndryshuar perceptimin se alkooli është i pranueshëm, normal dhe aspirativ”.
Duke parë përdorimin e alkoolit në përgjithësi, sondazhi në të cilin morën pjesë diku 10,000 njerëz zbuloi se 31% e të rriturve i kishin tejkaluar udhëzimet e rekomanduara.
Përderisa 17% e të rriturve në Uells janë që nuk përdorin alkool, derisa 15% e tyre ishin thuajse të varur nga alkooli.
Poashtu studimi nxori në pah se njerëzit që nuk merreshin me aktivitete fizike kishin një jetë më të shëndetshme në krahasim me ata qe nuk bënin asnjë aktivitet fizik. /Gazeta Shneta/